DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Menaxhimi i shpërndarjes së ujit në situata emergjente

Në rastet e fatkeqësive/thatësirave, uji, burimi më themelor e vendimtar për mbijetesën tonë, mund të rrezikohet. Për të ndihmuar ndërmarrjet e ujësjellësit të jenë të përgatitura dhe të vazhdojnë të operojnë në çdo rast, Organizmi Ndërkombëtar i Standardizimit (ISO) ka publikuar standardin ISO 24518.

Ky standard liston hapat e nevojshëm që ujësjellësi duhet të marrë në mënyrë që të jetë gati të përballojë, pa krijuar probleme tek konsumatorët, çdo situatë krize. Standardi ISO 24518 gjithashtu ofron zgjidhje se çfarë të bëjmë gjatë një situate emergjence dhe si ta ri-vendosim shërbimin e kompromentuar dhe të nxjerrim mësime nga situata të tilla.

Mungesa e ujit të pijshëm mund të bëhet një problem i madh në rast emergjence. Po kështu, largimi në mënyrë të sigurtë brenda kushteve higjeno-sanitare të ujërave të zeza dhe të kullesave/ujërave që grumbullohen nga shirat e rrëmbyeshëm e stuhitë është jetik për të parandaluar epidemitë, ndotjet e përgjithshme të njerëzve dhe mjedisit dhe përmbytjet urbane. Standardi ISO 24518 ofron zgjidhje për ujësjellësin për të siguruar sasinë dhe cilësinë e duhur të furnizimit me ujë, kanalizimet, funksionimin e furnizimit dhe kanalizimet dhe reagimit dhe rimëkëmbjes në rastet e emergjencave natyrore apo nga dëmtime/difekte të ndryshme.

Standardi ISO 24518 përcakton bazat e një sistemi funksional për menaxhimin e krizave duke përdorur qasjen Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro dhe përgatit ndërmarrjet e ujësjellësit, në mënyrë që ata të mund të:

Duke folur për atë që sa i dobishëm është ky standard për një ujësjellës Mr.Jacobo –drejtuesi i grupit të punës, që punoi për hartimin e standardit ISO 24518, thotë: "Shërbimet e ujësjellësave zakonisht kanë shumicën e pajisjeve dhe objekteve të nevojshme, dhe kanë krijuar proceset e nevojshme në rast emergjence për të përballuar situatat e krizës në veprimtarinë e tyre të përditshme (të tilla si riparimet për tubat e dëmtuar). Në këtë rast, ia vlen –thotë ai – të përqëndrohen në çështjet organizative, duke krijuar një ekip të specializuar për menaxhimin e krizave.

Shërbimet dhe rrjeti i ujësjellsave të pajisur jo mirë në këtë drejtim do të duhet të bëjnë shumë më tepër dhe mund të kenë nevojë të investojnë ndoshta 10% ose 20% të buxhetit total të tyre".

Standardi ISO 24518 mund të përdoret nga autoritetet e ujësjellësit dhe departamentet e niveleve të ndryshme si korporatat e ujit dhe organe të tjera që merren me furnizimin me ujë, organizatat e menaxhimit të krizave, inxhinierët e ujit dhe konsulentët.

Standardi jep rekomandime për ndërmarrjet e ujësjellësit dhe shembuj nga përvoja reale e autoriteteve përkatëse kombëtare në menaxhimin e krizave.

Autoritetet e pushtetit qëndror e lokal mund të mbështeten në këtë standard gjatë hartimit dhe miratimit të politikave kombëtare për të ulur riskun dhe për të rritur aftësinë e ujësjellësave në menaxhimin e situatave problematike.

Ky standard mund të gjendet në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, në adresën: Rruga “Mine Peza”, nr.143/3, Tiranë ose mund të klikoni në adresën tonë të internetit www.dps.gov.al.