DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Menaxhimi i Energjisë

Ajo çfarë është e mirë për mjedisin është shpesh e mirë edhe për biznesin, konsumi efikas i energjisë është një shembull i mirë i saj. Tashmë bizneset mund të përmirësojnë performancën e tyre energjitike akoma më shumë përmes përdorimit të standardeve ndërkombëtare të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).

Reduktimi i kostove dhe përmirësimi i efikasitetit të përdorimit të energjisë janë vetëm disa nga objektivat e bizneseve që kanë implementuar ose janë të interesuar për zbatimin e sistemeve të menaxhimit të energjisë pavarsisht nga madhësia apo statusi i organizatës. Kjo njihet si përmirësim i performancës së energjisë. Standardet e ISO-s ofrojnë udhëzime shumë specifike për t’i ardhur në ndihmë gjithë bizneseve dhe atyre që janë të interesuar të rrisin efikasitetin e përdorimit të energjisë dhe të përmirësojnë performancën e energjisë që përdorin.

Standardi ISO 50004:2014, Sistemet e menaxhimit të energjisë --- Udhëzime për zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të energjisë - udhëzon organizatën/kompaninë të zbatojë një qasje sistematike me qëllim arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm në sistemin e menaxhimit dhe performancës të energjisë.

Standardi ISO 50006:2014, Sistemet e menaxhimit të energjisë - Matja e performancës së energjisë duke përdorur bazat krahasuese të energjisë (EnB) dhe treguesit e performancës së energjisë (EnPI) ---- Udhëzime dhe Parimet e Përgjithshme, siguron udhëzime praktike se si të plotësojmë kërkesat e standardit ekzistues ISO 50001 dhe për rrjedhojë menaxhimin e performancës së tyre të energjisë.

Standardi ISO 50015:2014, Sistemet e menaxhimit të energjisë --- Matja dhe Verifikimi i performancës së energjisë në organizatën apo kompaninë --- Udhëzime dhe Parime të Përgjithshme, ofron një sërë parimesh dhe udhëzimesh që lidhen me Matjet dhe Verifikimet, duke rritur në këtë mënyrë, aftësinë e performancës së energjisë.

Për më tepër informacion rreth standardeve të Serisë ISO 50000 dhe nëse këto standarde Ju nevojiten për ti përdorur si Standarde Shqiptare, na kontaktoni ose vizitoni zyrat tona.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë; Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55; Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al