Më datë 21 Qershor 2019, ora 10.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 309 “Këpucë dhe Lëkurë”, me objekt adoptimin e 5 standardeve evropiane (EN ISO) me përkthim të faqes së parë në fushën e këpucës dhe lëkurës.
Në këtë mbledhje morën pjesë Z. Sokrat Boçi, Kryetar i KT Nr. 309, si dhe anëtaret e këtij KT, Znj. Majlinda Hylli, dhe Znj. Enila Laçi. Gjithashtu morën pjesë dhe Z. Gentian Gjyrezi Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DeS) në DPS, njëkohësisht dhe sekretar i KT 309, si dhe sekretarë të tjerë të KT-ve në DeS.
Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr. 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për palët e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e komitetit për adoptimin e standardeve.
Objektivi kryesor i kësaj mbledhje ishte adoptimi i standardeve evropiane në fushën e këpucës dhe lëkurës të cilat kryesisht ishin standarde për metoda prove dhe përcaktime kimike.
Përzgjedhja e standardeve evropiane ishte bërë nga DPS dhe anëtarët e Komitetit Teknik, sipas Programit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019.
Nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me terminologjinë dhe termat e përdorur në përkthimin e titujve të standardeve në mënyrë që të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.
Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u diskutua dhe rëndësia e propozimeve të reja nga palë të interesuara për tu bërë pjesë e procesit të standardizimit, të cilat në mbledhjen e BT për 6 mujorin e dytë të vitit 2019 do të propozohen dhe shqyrtohen për tu bërë bashkëpunëtor me DPS-në në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Në fund të diskutimeve të gjithë anëtarët e këtij KT ranë dakord që këto standarde të adoptohen si standarde shqiptare me përkthim të faqes së parë dhe fushës së veprimtarisë të standardit në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit origjinal të standardit.
Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 309 të publikuara në datën 21.06.2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al