DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mblidhet Bordi Teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Teknik miraton Programin e Punës të Standardeve, për 6-mujorin e dytë 2017

Më datë 07 Korrik 2017, ora 11:00, në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i BT për 6 mujorin e dytë të vitit 2017, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, sekretare e këtij bordi dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

Z. Gentian Gjyrezi, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve prezantoi programin e punës së DS për miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorin e dytë të vitit 2017 dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.

Gjithashtu, në lidhje me propozimet për ndryshime në Komitetet Teknike, u paraqitën kërkesa të reja për pjesëmarrje në punën e Komiteteve Teknike.

Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar, 2018.

DPS , Tiranë - 07 Korrik 2017