DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të dyrë për vitin 2021 më datë 21 Dhjetor. Për shkak të situatës së Covid 19 takimi u mbajt online. Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari I Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.

Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante: - Realizimi i objektivave të DPS për periudhën Prill-Dhjetor 2021; - Përditësimi i BD me informacionin mbi aplikimin e bërë nga ana e DPS në CEN&CENELEC për t’u pranuar si anëtar me të drejta në këto organizma; - Prezantimi nga ana e DPS e draft strategjisë për standardizimin 2021-2030 - Diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Bordit Teknik të DPS; - Të ndryshme

Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin: - mbas diskutimeve dhe shpjegimeve të dhëna për realizimin e objektivave të planit vjetor 2021, prezantimin e draft strategjisë kombëtare të standardizimit dhe arësyeve për ndryshimet në Bordin Teknik të DPS, Bordi Drejtues u dakordësua me shumicë votash dhe mori vendimin për: 1. Miratimin e strategjisë së propozuar; 2. Miratimin e ndryshimeve në Bordin Teknik të DPS. Për mbledhjen e tjetër të radhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.