DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Matjet laboratorike të zhurmave, që shkaktohen gjatë ecjes në dysheme është standardi më i ri i publikuar nga CEN

Midis shumë ndryshimeve, që ka sjellë pandemia Covid-19, një prej tyre është puna e kryer nga shtëpia, e cila ka prishur rutinën e ditës të gjithësecilit.

Fondacioni Evropian për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës, raportoi se pothuajse 40% e punës së punonjësëve, që punojnë në shtetet e BE-së, gjatë pandemisë COVID-19 është kryer duke punuar nga shtëpia në kompjuter nëpërmjet internetit.

Si rezultat i punës nga shtëpia, shumë punonjës janë përballur me vështirësi në përshtatjen dhe zhvendosjen e papritur në punën e kryer nga kompjuteri me anë të internetit. Secili nga punonjësit, gjatë punës së kryer nga shtëpia mund të haset me vështirësi si, të ketë lidhje të dobët interneti, fëmijë, që bëjnë zhurmë dhe ndërpresin takimet nëpërmjet internetit në kompjuter dhe ndikime nga zhurma të tjera.

Puna nga shtëpia bëri që të vihet re çdo zhurmë, veçanërisht zhurmat, që shkaktojnë fqinjët, duke ecur në apartamentet e tyre në katin e sipërm. A e keni menduar ndonjëherë, nëse kati i sipërm mbi apartamentin tuaj është testuar për izolimin akustik?

Standardi i publikuar së fundmi EN 16205:2020 "Matjet laboratorike të zhurmave, që shkaktohen gjatë ecjes në këmbë në dysheme", siguron një metodë të harmonizuar për të përcaktuar zhurmën e shkaktuar në një dysheme, krahasuar me zhurmën e shkaktuar nga një makinë, kur ecën në rrugë.

Ky standard është një mjet i dobishëm për ata prodhues, që dëshirojnë të vlerësojnë dhe përmirësojnë izolimin akustik të dyshemeve të prodhuara prej tyre, si dhe të informojnë konsumatorët e tyre në lidhje me izolimin akustik. Sistemi i matjes së zhurmës është i thjeshtë dhe përdor një makinë dëgjimi për të imituar hapat e njerëzve në dyshemenë e dhomave të katit të sipërm.

Disa nivele të presionit të tingullit maten si në dyshemetë e dhomave të kateve të sipërme dhe të poshtme. Në dhomat e kateve të sipërme, përcaktohet koha e kumbimit (d.m.th. koha e nevojshme që zhurma të "zbehet" në një zonë të mbyllur, pasi burimi i tingullit ndalon). Niveli i presionit të tingullit nga ecja në këmbë llogaritet dhe normalizohet sipas formulave specifike.

Standardi EN 16205:2020 u hartua nga CEN/TC 126 “Karakteristikat akustike të elementeve të ndërtimit dhe të ndërtesave”, sekretariati, i të cilit mbahet nga AFNOR, anëtari i CEN për Francën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al