DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Kur bota ndalet nga Pandemia Covid – 19, Puna për hartimin e standardeve vazhdon të avancojë

Çdo vit, në gjithë botën nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) zhvillohen rreth pesë mijë takime, për hartimin e standardeve ndërkombëtare ISO, ku marrin pjesë ekspertë nga të katër anët e rruzullit tokësor. Me fillimin e pandemisë COVID-19, u ndaluan udhëtimet në gjithë botën, puna e standardeve, menjëherë filloi të zhvilohej plotësisht nëpërmjet internetit. Puna nëpërmjet internetit jep rezultate, si: më shumë ekspertizë, më shumë komunikim virtual dhe për më tepër hartim të standardeve më cilësore.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka më shumë se 300 komitete teknike të fushave të ndryshme, duke filluar që nga inteligjenca artificiale e deri tek lidhjet e zinkut. Ekspertët e komiteteve teknike ISO janë përgjegjës për hartimin e mbi 23 000 Standardeve Ndërkombëtare ISO dhe shumë standardeve të tjera në proçes hartimi. Në momentin e njoftimit të pandemisë Covid - 19, në muajin mars, komitetet teknike ISO duhet të bënin ndryshime të menjëhershme në mënyrën e zhvillimit të punës së tyre.

Kryetar i nën-komitetit teknik të përbashkët ISO / IEC, për inteligjencën artificiale Wael William Diab tha: "Ne normalisht takohemi ballë për ballë dy herë në vit," por e dinim se nuk mund të linim gjithçka rreth planifikimit të takimit, për në minutat e fundit".

"Takimet e gjata virtuale në internet, nuk mund të funksionojnë, prandaj ne gjetëm një mënyrë tjetër komunikimi virtual në internet, për të qenë më efikasë, më të qartë dhe më efektive dhe rezultati është avancimi në punën për hartimin e standardeve në shumë fusha".

Takimi ballë për ballë, i cili ishte planifikuar, si fillim për t’u zhvilluar përgjatë një jave, u shndërrua në disa takime dy-orëshe në internet, në të cilat morën pjesë rreth 220 pjesëmarrës nga 28 vende të botës si edhe një anëtar i ri në fushën e lojërave elektronike. Në komunikimin virtual në internet u diskutua rreth shumë fushave aktuale të standardeve me shumë të dhëna dhe inteligjecës artificiale dhe u diskutuan shumë projekt standarde. Sipas Kryetarit të Komitit Teknik, Diab, komunikimin virtual në internet shkoi "më mirë, sesa pritej".

"Kishte një frymë skuadre gjatë komunikimit, një objektiv të përbashkët dhe synimet ishin të qarta".

Takimi i zhvilluar ishte vetëm një nga rreth mbi 2000 takimet e komiteteve teknike ISO, që ishin planifikuar të zhvilloheshin, që nga mesi i marsit dhe deri në fund të gushtit 2020, që të gjitha me fillimin e pandemisë Covid-19 u planifikuan të zhvillohen në internet.

Për komitetin Teknik ISO, Inteligjenca artificiale, takimi do të thoshte javë të tëra pune për të përgatitur gjithçka. Pandemia Covid-19 shkaktoi një ndryshim dramatik në rendin e ditës, duke marrë parasysh nevojat dhe temat e grupeve të shumta të punës dhe zonave kohore dhe duke u siguruar, që nuk kishte mbivendosje oraresh. Plani i ri i takimit lejoi një fleksibilitet të nevojshëm për pjesëmarrësit, që të kryenin dhe me punë të tjera, duke e ditur që situata ishte stresuese për të gjithë.

Takimet u mbajtën për të vazhduar punën për hartimin e dokumenteve udhëzuese dhe standardeve ndërkombëtare në fusha të rëndësishme, që prekin të gjithë ne në lidhje me Inteligjencën artificiale, siç janë kontrollet e të dhënave, rastet e përdorimit, aplikimet, besueshmëria, teknikat e llogaritjes, vështirësitë e qeverisjes, inxhinieritë e sistemeve inteligjente dhe më shumë.

Kryetari i nënkomitetit ISO, për tuba dhe pajisje të plastike të përforcuara, tha: që takimet e tyre të fundit në internet ishin njësoj të suksesshme si takimet ballë për ballë, për më tepër duke pasur pjesëmarrje më të madhe dhe më tepër angazhim.

Ai tha: "Ne po punojmë me një standard dhe specifikim teknik të ri, si dhe rishikimin e standardeve ekzistuese në fushën e sistemeve të tubaciove plastike të përforcuara me fibra qelqi, kështu që ka shumë për të diskutuar," . "Axhenda u reduktua shumë u përgatit paraprakisht dhe rezultati ishte, pjesmarrje nga shumë më shumë njerëz, sesa zakonisht dhe arritja e të gjithë objektivave.

Reagimet nga pjesëmarrësit në 500 edhe më shumë takime të tjera të mbajtura në internet deri më tani nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), gjatë kësaj periudhe ishin po aq pozitive, sa në takimet ballë përballë. Kjo do të thotë se komuniteti i standardeve ka vazhduar me sukses debatin, diskutimin dhe zhvillimin e standardeve me anë të komunikimit në internet. Ndërsa është akoma e paqartë edhe për sa kohë do të mbahen këto takime ose si do të jetë bota pas pandemisë, familja ISO ka treguar gjithmonë se standardet do të vazhdojnë të avancojnë.

"Inteligjenca artificiale është një temë aktuale, prandaj programi ynë i punës reflekton se në tërësi avancimet në këtë fushë, si drejtimi i një takimi efektiv dhe efikas me mbi 200 anëtarë pjesëmarrës në komunikimin virtual, i cili më parë si platformë nuk kishte aspak kuptim", theksoi Diab. "Ndërsa shpresojmë që bota të kthehet në jetën normale së shpejti, takimi virtual në internet është një format që ne e dimë se mund të përdorim në të ardhmen".

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al