DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Konkurs për të festuar Ditën Botërore të Standardeve, 14 Tetor

Të nderuar,

Çdo vit, Komiteti Europian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Europian për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (CENELEC) organizojnë një konkurs për të festuar Ditën Botërore të Standardeve, 14 Tetor.

Frymëzuar nga tema e këtij viti e Ditës Botërore të Standardeve “Revolucioni Industrial i Katërt”, ata dëshirojnë të organizojnë një konkurs, ku pjesëmarrësit të imagjinojnë një të ardhme, ku standardet mund të ndihmojnë të kapin anën pozitive të fuqisë së teknologjisë, të shprehur me një animacion/vizatim komik!

CEN&CENELEC dëshirojnë që njerëzit të:

Si:

Pjesëmarrësit do të vizatojnë/animojnë një histori futuristike, ku dikush, nëpërmjet përdorimit të standardeve, shfrytëzon fuqinë e teknologjisë së re, për të mirën e komunitetit në një vend a qytet të caktuar.

Për të udhëzuar se si do të paraqitet historia, ata do të prezantojnë 3 skenarë të mundshëm, si dhe një opsion të lirë për të gjithë (shih bashkëlidhur).

Ata do të shpërndajnë gjithashtu një listë me përfitimet nga përdorimi i standardeve, për të frymëzuar pjesëmarrësit dhe për të bërë ata të kuptojnë se si standardet mund të ndihmojnë në idetë e tyre.

Kush mund të marrë pjesë?

Çdokush në çdo vend!

Kjo është një mundësi e madhe për të:

____Kur nis gara?____

CEN&CENELEC po punon për të plotësuar kontekstin dhe materialet për Ditën Botërore të Standardeve dhe do të ndajnë këtë informacion javën e ardhshme në mediat sociale dhe në faqen e tyre zyrtare.

Ata do të publikojnë një paketë komunikimi, duke përfshirë edhe informacione shtesë, banera, infographics, etj.

____Çmimi:____

Vendi parë: 1500 Franga Zvicerane;

Vendi dytë, i tretë dhe i katërt: 500 Franga Zvicerane.

CEN&CENELEC shpresojnë që konkursi do të jetë një angazhim argëtues për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe një mundësi e madhe për të ftuar njerëzit të mendojnë për fuqinë e teknologjive të reja dhe nevojën për standarde, dhe për t’i përdorur këto avantazhe për përmirësimin e jetëve tona, familjeve dhe komunitetit ku jetojmë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al