DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC) kanë krijuar një harte të re për standartet evropiane, të cilat mbështesin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs

Axhenda e Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara (OKB) e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm siguron një plan të përbashkët për paqen dhe prosperitetin midis njerëzve dhe planetit. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) shërbejnë si një kërkesë për veprim, e cila trajton pabarazitë sociale, krijon një ekonomi të qëndrueshme dhe lufton kundër ndryshimeve klimatike. Realizimi i SDGs do të mundësohet nga bashkëpunimi i të gjitha palëve të interesuara, private dhe publike në nivel ndërkombëtar. Në mbështetje të realizimit të SDGs, standardet vullnetare, të cilat mbështeten në konsensus të gjerë luajnë një rol të rëndësishëm. Standardet lehtësojnë kthimin e ambicieve në veprime konkrete, duke ofruar rregulla të përbashkëta të qarta të sjelljes, të cilat nxisin përhapjen e praktikave më të mira dhe krijimin e inovacioneve. CEN dhe CENELEC, dy organizatat zyrtare evropiane të standardizimit hartojnë standarde evropiane, që kontribuojnë në zhvillimin e tre shtyllave të qëndrueshmërisë ekonomike, mjedisore dhe shoqërore. Në kuadrin e tranzicionit të dyjëzuar të dixhitalizimit dhe të mjedisit të pastër në Evropë CEN dhe CENELEC janë angazhuar në zbatimin e SDGs. Angazhimi i tyre në zbatimin e SDGs. provohet nga përfshirja në prioritetet e strategjisë të CEN dhe CENELEC të vitit 2030, por edhe nga nënshkrimi i deklaratës së Londrës për përfshirjen e standardeve ndërkombëtare, ndaj veprimit klimatik të kryesuar nga ISO.

Harta e kontributit të standardeve të CEN dhe CENELEC në mbështetje të SDGS

CEN dhe CENELEC krijuan një faqe të re në internet për të dhënë një pasqyrim të plotë të mënyrës, se si standardet ndihmojnë në realizimin e SDGS. Puna e ekspertëve të nivelit të lartë dhe komiteteve teknike, në përputhje me punën paralele të organizatave ndërkombëtare, si Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe Komisioni Ndërkombëtar i Elektroteknikës (IEC) ndihmoi në krijim një harte gjithëpërfshirëse të standardeve, që japin kontributin më të rëndësishëm në kontekstin evropian në lidhje me SDGS. Përdoruesit, duke hyrë në faqen e re të internetit do të jenë në gjendje të eksplorojnë çdo SDGS individualisht, për të parë se cilat standarde kontribuojnë në të. Nëpërmjet funksionimit të filtrit, do të mundësohet kërkimi i shpejtë i standardeve individuale të hartuara nga komitetet teknike të CEN dhe CENELEC, si dhe një përshkrim i detajuar i punës së tyre. Për momentin, faqja e internetit llogarit 4783 klikime dhe do të përditësohet vazhdimisht në muajt dhe vitet e ardhshme për të kontribuar në përfshirjen gjithnjë e më tepër të çështjeve të qëndrueshmërisë në standardizim. Drejtoresha e Përgjithshme e CEN dhe CENELEC, Elena Santiago Cid, u shpreh se: “CEN dhe CENELEC janë të angazhuara për të shfrytëzuar fuqinë e standardeve evropiane në trajtimin e sfidave globale. Presim me padurim të bashkëpunojmë me të gjithë aktorët ekonomikë dhe socialë dhe të ndërthurim eksperiencën dhe aftësitë e tyre, në mënyrë që ta bëjmë zhvillimin e qëndrueshëm një realitet për të gjithë”.

Si i mbështesin standardet Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs) SDGs janë objektiva ambicioze të deklaruara në vitin 2015, si pjesë e Axhendës së OKB për zhvillimin e qëndrueshëm të vitit 2030. Ato, ndër të tjera synojnë të trajtojnë pabarazitë sociale, të zhvillojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe të ngadalësojnë shkallën e ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Realizimi i SDGs kërkon bashkëpunimin e të gjithë partnerëve publikë dhe privatë dhe përdorimin e të gjitha mjeteve të vëna në dispozicion. Standardet dhe organizatat e standardizimit si CEN dhe CENELEC, kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në realizimin e SDGs. Standardet vullnetare të bazuara në konsensus të gjerë mund të ofrojnë zgjidhje të vlefshme për sfidat ndërkombëtare komplekse:

• ato ofrojnë rregulla të përbashkëta, të qarta sjellje dhe lehtësojnë përhapjen e praktikave më të mira, duke lejuar që rregullat për sigurinë, efikasitetin e energjisë dhe qëndrueshmërinë të jenë të zbatueshme.

• CEN dhe CENELEC mbështesin ambicien e Bashkimit Evropian për të zbatuar SDGs nëpërmjët: Marrëveshjes së gjelbër të BE, planin e veprimit të ekonomisë qarkulluese të BE-së, strategjinë e re industriale për Evropën dhe strategjinë e tregtisë së BE.

• Standardet kontribuojnë në përhapjen e shpejtë të inovacionit dhe teknologjive të reja dhe nxisin tregtinë ndërkombëtare, duke përfituar konsumatorët, ofruesit e shërbimeve dhe qeveritë në të gjithë botën.

Standardet janë të rëndësishme për bizneset, sepse ato i mundësojnë atyre vendosjen e SDG si objektiva të zbatueshme, të cilat mund të përdoren si një strukturë, e cila zbatohet në vijimësi. CEN dhe CENELEC hartojnë standarde evropiane, që kontribuojnë në tre shtyllat e qëndrueshmërisë ekonomike, mjedisore dhe shoqërore dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata për realizimin e SDGs. Disa shembuj të standardve, që kontribuojnë në realizimin e SDGs jepen si mëposhtë: •Për SDGs, nr. 5, Barazia gjinore, CEN dhe CENELEC nënshkruan në vitin 2019 deklaratën e UNECE mbi standardet për barazinë gjinore, duke u angazhuar të miratojnë një qasje të ndërgjegjësimit gjinor në standardizim dhe vendosën një plan ambicioz zbatimi, i cili do të rishikohet çdo vit. • Për SDGs , nr. 6, Uji i pastër dhe kanalizime punojnë dy komitete teknike (KT), komiteti teknik TC 230 'Analiza e ujit' dhe TC 164 'Furnizimi me ujë' po punojnë posaçërisht në terren për të siguruar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë. Komiteti teknik CEN/TC 164 hartoi dy standarde, si pjesë e serisë EN 15975, që sigurojnë sigurinë e furnizimit me ujë. • Për SDGs, nr. 7, Energji e mjaftueshme dhe ekologjike: një nga objektivat kryesore të SDGs, nr. 7 është bërë dyfishimi i shkallës ndërkombëtare të përmirësimit të efikasitetit të energjisë deri në vitin 2030. Shumica e standardeve ekzistuese për menaxhimin e përdorimit të energjisë ose emetimeve të karbonit mund të përdoren si një mjet për kompanitë, i cili shërben për të përmirësuar gradualisht performancën e tyre dhe efikasitetin energjetik, gjatë prodhimit të produkteve të tyre. Për shembull, në fushën e ekodizajnit dhe klasifikimit të energjisë punojnë 25 komitete teknike të standardizimit të CEN dhe CENELEC, të cilat hartojnë standarde evropiane, që ofrojnë metoda të specifike për matjen e performancës energjetike, gjatë prodhimit produkteve të ndryshme, krahasuar me kufijtë e vlerave të detyrueshme të konsumit të energjisë të përcaktuara nga legjislacioni evropian. Një fushë tjetër e rëndësishme është sektori i transportit, për të cilin janë hartuar standardet evropiane që ndihmojnë në reduktimin e energjisë së përdorur gjatë transportit dhe shërbejnë për të përdorur mjete transporti me karburanteve më të qëndrueshme. Si për shembull, CENELEC hartoi standardin EN 50591 "Zbatimet në hekurudha – mjetet e transportit- Specifikimi dhe verifikimi i konsumit të energjisë". Ky standard përcakton një kriter për konsumin e energjisë të mjeteve hekurudhore për llogaritjen e totalit të energjisë së konsumuar, duke mbështetur kështu përmirësimin e efiçencës energjetike të mjeteve hekurudhore. • SDGs, nr. 12 Konsumi dhe prodhimi i qëndrueshëm zbatohet në industrinë e tekstilit. Për të trajtuar këtë qëllim, po shfaqen gjithnjë e më shumë zgjidhje për produktet tekstile qarkulluese dhe tekstilet janë një temë kryesore në planin e veprimit për ekonominë qarkulluese të BE-së, duke kontribuar në zhvillimin e saj. CEN, përmes komitetit teknik TC 248 WG 39 'Ekonomia qarkulluese, nënproduktet tekstile dhe zinxhiri i tekstilit', po punon për të hartuar rregulla të përbashkëta për ekonominë qarkulluese, që shmangin përdorimin e bimësisë, duke krijuar një fushë loje të barabartë për të gjithë prodhuesit në industrinë e tekstilit. Puna e nisur së fundmi parashikon hartimin e një specifikimi teknik evropian mbi "Zinxhirin qarkullues të tekstileve - kërkesat dhe kategoritë". • Për SDGs, nr. 13 Veprimi për klimën: CEN dhe CENELEC po punojnë gjerësisht për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e ekonomisë ekologjike. CEN krijoi së fundmi një komitet të ri teknik CEN/TC 467 'Ndryshimet klimatike', me objektivin për të hartuar standarde evropiane për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike, duke përfshirë çështjet sociale dhe ekonomike. Angazhimi i CEN dhe CENELEC për zhvillimin e qëndrueshëm provohet nga prioriteti, që i jepet realizimit të SDGs në kuadër të zbatimit të stategjisë për vitin 2030 të CEN dhe CENELEC 2030. Menaxhimi strategjik do të shënojë evoluimin e sistemit evropian të standardizimit në dhjetë vitet e ardhshme, duke e bërë atë të përshtatshëm për të ardhmen dhe duke kontribuar në ndërtimin e një Evrope më të sigurt, më të qëndrueshme dhe konkurruese nëpërmjet standardizimit evropian dhe ndërkombëtar. Si pjesë e kësaj ambicie, qëllimi i pestë i strategjisë shpreh qartë angazhimin, që “Standardizimi ndërkombëtar të shërbejë si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm”. Afati kohor i zbatimit të strategjisë, i cili përkon me atë të Axhendës të vitit 2030, ofron shumë mundësi për zbatimin e SDGs.