DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit!

Standardi më i njohur për kompetencat e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit sapo është publikuar, me përditësimet më të fundit sa i përket ndryshimeve në mjedisin laboratorik dhe praktikat e punës.

Standardi ndërkombëtar i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe Komisioni ndërkombëtar në fushën e Elektroteknikës (IEC) – ISO/IEC 17025: 2017 “Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit”, është referenca ndërkombëtare për laboratorët që kryejnë aktivitetet e kalibrimit dhe testimit në mbarë botën.

Duke dhënë rezultate të vlefshme, që janë të besuara gjerësisht sot në botë, e bën këtë standard të jetë në zemër të aktiviteteve laboratorike. ISO/IEC 17025: 2017, lejon laboratorët të zbatojnë një sistem të lartë cilësie dhe të demonstrojnë se janë teknikisht kompetentë dhe të aftë për të kryer teste me rezultate të vlefshme dhe të besueshme.

ISO/IEC 17025 gjithashtu ndihmon në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet laboratorëve dhe trupave të tjera, duke gjeneruar pranimin e rezultateve midis vendeve. Raportet e testimit dhe certifikatat mund të pranohen nga një vend në tjetrin pa nevojën për testim të mëtejshëm, duke ndihmuar në këtë mënyre në përmirësimin e tregtisë ndërkombëtar dhe uljen e kostove të biznesit.

Edicioni i ri i standardit ISO/IEC 17025: 2017 “Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit”, përfshin aktivitetet dhe mënyrat e reja të punës së laboratorëve sot duke i dhënë përgjigje e adresuar në këtë mënyrë ndryshimet më të fundit në kushtet e tregut dhe teknologjisë. Ai adreson ndryshimet teknike, fjalorin dhe zhvillimet në teknikat e IT-së dhe merr në konsideratë versionin më të fundit të standardit ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë.

Po cilat janë ndryshimet kryesore në versionin e 2017?

Të tre drejtuesit e grupit 44 të punës të Komitetit mbi Vlerësimin e Konformitetit (CASCO/GP 44) që kryen rishikimin e standardit, shpjegojnë në linkun: https://www.iso.org/news/ref2250.html pse versioni i ri i ISO/IEC 17025 është kaq i rëndësishëm për laboratorët.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al