DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

ISO sapo ka publikuar standardin e ri, i cili ndihmon laboratorët në nxjerrjen e rezultateve të sakta nga analizat

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin ISO, sapo ka publikuar standardin e ri, i cili ndihmon laboratorët në nxjerrjen e rezultateve të sakta nga analizat.

Analiza e patogjenëve mikrobikë, e cila kryhet nga kujdesi shëndetësor është një mjet thelbësor në luftën kundër sëmundjeve. Analizat laboratorike përdoren për gjithçka, që nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te rezistenca ndaj ilaçeve, virulenca etj.

Një nga llojet më të zakonshme të analizave për identifikimin dhe kuptimin e patogjenëve mikrobikë, të cilat kryen nga kujdesi shëndetësor është analiza e amplifikimit të acidit nukleik (NAAT). Saktësia dhe besueshmëria e analizave laboratorike në disa raste është jetike, si për pacientët ashtu edhe për mjekët e laboratorit. Laboratorët duhet të hartojnë metodat e tyre për kryerjen e analizave për të përmbushur nevojat specifike.

Standardi ISO 17822, Sistemet e provave diagnostike in vitro- Procedurat e ekzaminimit të bazuara në amplifikimin e acidit nukleik për zbulimin dhe identifikimin e patogjenëve mikrobikë- Udhëzuesi i praktikës së cilësisë laboratorike, detajon praktikat e cilësisë për hartimin, vërtetimin dhe verifikimin e metodave të nevojshme për analizat e patogjenëve mikrobë në qëniet humane.

Z. David Sterry, kryetar i komitetit, që hartoi standardin, u shpreh se procedurat e kryerjes së analizave cilësore nga laboratorët janë thelbësore. "Për më tepër, studimet kanë treguar se përdorimi i analizave të çertifikuara nga organi rregullator ose sistemet e provave, që vërteton se analizat janë kryer në përputhje me standardet e cilësisë dhe Direktivën Evropiane të IVD.

"Standardi ofron udhëzimet dhe praktikat më të mira të rekomanduara për laboratorët dhe jo vetëm i ndihmon ata të tregojnë përputhshmërinë me kërkesat rregullatore, por edhe gjithashtu i ndihmon tësigurojnë rezultate më të cilësore për analizat e kryera nga pacientët".

Standardi ISO 17822 u hartua nga komiteti teknik ISO ISO / TC 212, Analizat laboratorike klinike dhe sistemet e provave diagnostikuese in vitro, sekretariati i të cilit mbahet nga ANSI, anëtari i ISO për SHBA.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al