DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

ISO, sapo ka publikuar një specifikim të ri teknik, rreth sigurisë së biçikletave elektrike

Një ndër zgjidhjet më të rëndësishme për problemin e ndotjes globale nga përdorimi i automjeteve është prodhimi i biçikletave elektrike, të cilat po zhvillohen me ritme të shpejta. Edhe përpara shpërthimit të pandemisë COVID-19, shitjet e biçikletave elektrike ishin gjithnjë e në rritje, por pas pandemisë kërkesa për blerjen e tyre u rrit akoma edhe më shumë, sepse ato janë një mjet, i cili është më i sigurtë se transporti në automjete të mbyllura, si makinat dhe transporti publik.

ISO, për të ndihmuar industrinë e prodhimit të biçikletave elektrike, sapo ka publikuar një specifikim të ri teknik, rreth sigurisë së biçikletave elektrike. Komiteti Teknik ISO / TS 4210-10, Biçikleta - Kërkesat e sigurisë për biçikleta - Pjesa 10: Kërkesat e sigurisë për biçikletat, që punojnë me energji elektrike (EPAC), bashkimi i rregulloreve të shteteve të ndryshme, të cilat shërbejnë për të siguruar kërkesa ndërkombëtare të unifikuara, që garantojnë sigurinë e biçikletave elektrike.

Z. Shinji Yoshimura, Kryetar i grupit të punës ISO, që hartoi standardin, tha se shqetësimet globale në lidhje me ndikimin në mjedis të përdorimit të makinave kanë qenë problematikat kryesore në këtë industri që prej shumë kohësh, por në zgjidhjen e tyre kanë ndikuar teknologjitë, të janë zhvilluar me ritme të shpejta.

"Bashkëveprimi për nxjerrjen e ekspertizës ndërkombëtare shërben për të ofruar një seri kërkesash të standardizuara, të cilat shërbejnë në zhvillimin e më tejshëm të industrisë, duke pasur qëllim kryesor sigurinë e përdoruesit të mjetit."

Standardi ISO / TS 4210-10 është i fundit në serinë e dhjetë pjesëve të ISO për biçikleta dhe nëntë standardeve të tjera në përdorim. Seritë e standardeve përfshijnë standardin ISO 4210-2, Biçikleta - Kërkesat e sigurisë për biçikleta - Pjesa 2: Kërkesa për biçikleta për përdorim në qytet dhe udhëtime, biçikleta për të fëmijë dhe për të rritur, për terrene malore dhe gara, dhe standardin ISO 4210-3, Biçikleta - Kërkesat e sigurisë për biçikleta - Pjesa 3: Metodat e provës.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al