DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

ISO hap rrugën drejt sistemeve të menaxhimit të sigurisë së trafikut

"Katastrofa njerëzore" me më shumë se një milion viktima çdo vit, është përshkrimi i bërë shpesh nga gjendja e sigurisë globale të trafikut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon, që deri në vitin 2030, arsyeja e pestë më e shpeshtë për humbjen e shëndetit të njerëzve do të jetë sistemi i transportit rrugor. Ky parashikim nuk është vetëm katastrofik, por edhe tragjik, pasi shumica e këtyre vdekjeve mund të shmangen ose, të paktën, të zvogëlohen në mënyrë drastike. Për fat të keq, nuk është bërë mjaft për të aplikuar njohuritë ekzistuese dhe për të menaxhuar veprimet e ndërmarra.

Për më tepër, shumë është fajësuar individi për pakujdesshmëri dhe masa joefektive gjatë drejtimit të makinës. Ky arsyetim i gabuar ose mungesë njohurish të sakta mund dhe duhet të ndryshohet. Ndërsa në të kaluarën siguria e trafikut është konsideruar një çështje mes një vendi dhe qytetarëve të tij, tani kuptojmë se ka një nivel tjetër angazhimi në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Sot, industria e transportit, së bashku me industrinë e automobilave, po bashkëpunojnë ndërmjet tyre ose midis organizatave të tyre dhe palëve të interesuara për transferimin e njohurive, bazuar në strategjitë dhe kundërmasat që do të përmirësojnë gjendjen e trafikut, do të rrisin sigurinë në punë, do të zvogëlojnë shpenzimet, etj.

Përpjekja e Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) për të zhvilluar një sistem menaxhimi për të gjithë aktorët që përdorin sistemin e transportit rrugor ose që kanë një ndikim të madh në sigurinë e sistemeve të transportit rrugor, është një iniciativë e rëndësishme. Duke sjellë së bashku të gjitha njohuritë e përbashkëta që janë zhvilluar gjatë viteve, sistemi i menaxhimit të ISO për sigurinë në komunikacionin rrugor është përgjigja për reduktimin e lëndimeve dhe vdekjeve në rrugët tona.

E ardhmja e standardit ISO 39001 do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e procesit të migrimit të teknologjisë së sigurisë në trafik në automjetet tona. Për shembull, automjetet e reja në mbarë botën do të pajisen me sisteme të avancuara të sigurisë, për të mbështetur përdoruesit të ndërmarrin veprimet e duhura, në momentet e rriskut, madje do të marrin nën kontroll (në mënyrë automatike) automjetin në situata kritike. Ky proces i migrimit, i cili është tendenca më e madhe në sigurinë e trafikut, do të orientohet drejt tregut dhe do të përhapet shpejt në të gjithë botën. Kjo pritet të reduktojë ndjeshëm numrin e aksidenteve dhe lëndimeve në trafikun rrugor. Ne po presim, që së shpejti, të kemi një përparim të madh drejt sigurisë në trafikun rrugor dhe komunikacionin në mbarë botën.

Rëndësia e standardeve të reja të menaxhimit është shumë e madhe, por nuk mund të mbivlerësohet. Do të ketë një pikëpamje moderne për atë që duhet të bëjmë, domethënë, për të eliminuar humbjet shëndetësore në rrugë. Për më tepër, ato do të shërbejnë si mjete në shmangien e zgjidhjeve joefektive dhe për t'u përqëndruar në çështjet më të rëndësishme që përmirësojnë sigurinë. Është një moment historik në historinë e sigurisë së trafikut dhe do të mundësojë mijëra dhe potencialisht miliona organizatave për të siguruar mbarëvajtjen e veprimtarive të tyre në sistemin e transportit rrugor.

Rreth 30 vende në mbarë botën janë përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre standardeve dhe një numër i organizatave ndërkombëtare, si OBSH, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Ekonomik për Evropën (UNECE), Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Forumi Ndërkombëtar i Transportit (ITF) dhe Siguria Globale e Rrugëve (GRSF). Disa nga këto organizata ndajnë aspiratat e tyre për të ardhmen e standardit ISO 39001, duke shpresuar të njëjtin sukses të ISO 39001 siç kemi me, për shembull me standardin ndërkombëtar ISO 14001, dhe nëse kjo ndodh, ne mund të kemi një përparim të madh të sigurisë në trafik në të gjithë botën.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al