DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

ISO do të publikojë standardin e rishikuar ISO 14001

Standardi më i ri ISO 14001 i rishikuar sëfundmi do të publikohet nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) më 15 Shtator 2015

Ka përfunduar faza e rishikimit të një prej standardeve më të zbatuara në botë për menaxhimin e mjedisit. Ky rishikim konsiston në përmirësime kyçe të versionit të mëparshëm të standardit që e bëjnë atë të përshtatshëm për sfidat e së ardhmes. ISO 14001:2015 përcakton kërkesat për një nivel të lartë të menaxhimit të mjedisit dhe është një nga standardet të përdorura në masë të gjerë nga ndërmarrje e organizata të ndryshme dhe një mjet tepër i rëndësishëm për shumë organizata. Me më shumë se 300.000 çertifikata të lëshuara çdo vit në mbarë botën, zbatimi i këtij standardi është një nga prioritetet më të rëndësishme për të gjitha kompanitë dhe organizatat në gjithë botën, të cilat i kushtojnë vëmendje ndotjeve dhe impaktit që bizneset e tyre kanë në mjedis.

Një nga qëllimet e rishikimit të standardit ISO 14001:2015 ishte që kërkesat e tij të ishin bashkohore dhe t’I përgjigjeshin nevojave të tregut. Standardi i jep zgjidhje tendencave më të fundit të tilla si, njohja në rritje nga ana e kompanive e nevojës për të faktorizuar të dy elementët, të brendshëm e të jashtëm me ndikim në mjedis, përfshirë këtu edhe paqëndrueshmërinë në rritje të klimës.

Përmirësime të tjera që parashikohen në versionin e ri të ISO 14001:2015 janë:

· Angazhim më të madh të lidership-it në drejtim të impakteve në mjedis;

· Harmonizim në rritje me drejtimin strategjik;

· Mbojtje më e madhe për mjedisin me focus në inisiativat pro-aktive;

· Komunikim më efektiv nëpërmjet një strategjie për komunikimet,

· Konsiderimi për gjithë ciklin e jetës së produktit apo shërbimit të ofruar, që nga krijimi deri në fund të jetës.

Standardi i sapo rishikuar ISO 14001:2015 reflekton ndryshimet e shumta në teknologji dhe pritshmëritë e palëve të interesuara dhe kompanive e organizatave që me bizneset e tyre ndikojnë në cilësinë e mjedisit.

ISO 14001:2015 gjithashtu, është një mjet që kompanitë e organizatat mund ta përdorin për të prevaluar në treg dhe në shumë raste edhe duke siguruar avantazh financiar, sepse implementimi korrekt i tij rrit efikasitetin e proceseve të punës dhe përmirëson performancën e tyre.