DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Hani një ëmbëlsirë dhe mos u pendoni!

Standardi Europian EN 15086, i cili është adoptuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) si Standard Shqiptar SSH EN 15086 trajton përcaktimin e zëvendësuesve të sheqerit, si isomalt dhe alkolet e sheqerit si lactitol në ëmbëlsirat, çamçakizat, çokollatat dhe ëmbëlsirat e rënda (me shërbet) me disa substanca, të cilat janë të më pranueshme për shëndetin dhe kanë vlera kalorike më të ulëta krahasuar me shqerinë.

Standardi siguron një metodë prove unike për mbarë Europën sa i përket aditivëve tek ëmbëlsirat, iniciuar nga një prodhues europian i zëvendësuesve të sheqerit.

Kjo bën të mundur që industria të analizojë sasitë e zëvendësuesve të sheqerit në produktet e tyre dhe lejon klasifikimin korrekt të tyre. Ky standard europian, që siguron këtë metodë prove, bën të mundur gjithashtu që industria të prodhojë çokollata, çamçakiza dhe bonbone e ëmbëlsira të ndryshme për më shumë se 490 milion konsumatorë sipas një metode prove të vetme në të gjithë Europën.

Ekspertët e Komitetit Teknik të CEN-it, që kanë punuar për hartimin e këtij standardi, janë kryesisht përfaqësues të industrisë dhe të laboratorëve shtetërore në fushën e ushqimit.

Përdorimi i standardeve Europiane (EN) nga prodhuesit e vendeve të ndryshme të Europës do t’i krijojë atyre mundësinë për të hyrë në tregjet Europiane në shërbim të mbi 490 milion njerëzve.

Për të gjithë të interesuarit standardi ka 24 faqe dhe kushton 3570 lekë dhe për bashkëpunëtorët (antarët dhe kryetarët e Komiteteve Teknike të DPS) kushton 50% më pak.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al