Në Evropën veriore anijet punonin me gaz të lëngshëm natyror (LNG) si burimin e tyre kryesor për më shumë se një dekadë, duke pasur siguri të madhe në mirëfunksionimin e anijeve. Por duke qënë se interesi i përdorimit të anijeve me gaz të lëngshëm natyror filloj të rritej kudo nëpër botë dhe shumë grupe interesi u përfshinë, lindi nevoja për të standardizuar në nivel ndërkombëtar operacionet e gazit të lëngshëm natyror. Standardi i ri ISO u mundëson anijeve furnizimin në mënyrë të sigurtë dhe të qëndrueshme me gaz të lëngshëm natyror.
Mqs kërkesat për furnizimin e anijeve me LNG janë rritur, gjithashtu janë shtuar edhe kërkesat për ta përfituar si shërbim, me kosto efektive për përfitimin e gazit të lëngshëm natyror. Për shkak të kërkesave të shumta dhe interesit të madh lindi domosdoshmëria për një standard ndërkombëtar për të mundësuar operacionet e depove të gazit të lëngshëm natyror (LNG) . Standari i ri ISO 20519, “Anijet dhe teknologjia detare” – Specifikimet për depot e karburantit të gazit të lëngshëm natyrorpër furnizimin e anijeve, do t’u vijë në ndihmë operatorëve që të zgjedhin ofruesit e gazit natyror të plotësojnë plotësojnë standardet e sigurisë dhe të cilësisë.
Gjatë viteve të funidt, furnizimi i anijeve me gaz sa vjen dhe po rritet, dhe depot e karburanit në porte detare janë përhapur në vende të ndryshme. Si rrjedhojë, numri i palëve të interesuara për depot e LNG po rritet me shpejtësi. Praktikat e sigurisë të standardizimit e kishin të nevojshme për ta pasur si shërbim, pa marrë parasysh se ku ndodheshin depot e furnizimit të karburanit.
Standardi ISO 20519 përmban kërkesat të cilat përfshihen nga Kodi IGC, kod ndërkombëtar për transportin në mënyrë të sigurtë të gazit të lëngshëm natyror me sasi të mëdha nëpërmjet detit.
Ai përfshin:
"Kërkesat e ISO 20519 përfshihen si një qëllim në menaxhimin e programeve ekzistuese", shpjegon Steve O'Malley, Kryetar i komitetit teknik ISO/TC 8, Anijet dhe teknologjia detare, nënkomitet SC 11, Anijet detare me rrugëtim të shkurtër, dhe pjesëmarrës i TC 8 grupit të punës GP 8 të cilët hartuan standardin.
Grupi i punës që hartoi standardin ISO 20519 duke përfshirë specialistët nga industria detare, prodhuesit e pajisjeve, Shoqata për gazin si karburant Detar (SGMF), kompanitë tregtare, klasat shoqërore, regjistrat ndërkombëtare dhe Rojet Bregdetare të SHBA. Kjo ndarje e njohurive ishte e rëndësishme për të prodhuar një standard që të jetë praktik dhe të promovojë sigurinë gjatë veprimeve të depove të karburantit me LNG.
Përdorimi i LNG si lëndë djegëse anijesh është relativisht i ri, kështu që standardi duhet të rritet (zhvillohet) deri në datën periodike për të përfshirë mësimet e nxjerra me kalimin e kohës dhe ndryshimet teknologjike. Për të lehtësuar këtë, është krijuar një grup për të ndjekur incidente që mund të krijohen në zhvillimin e LNG dhe të ndihmojë në përditësimin e standardit.
ISO 20519:2017 u hartua me kërkesë të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Komisionit Evropian dhe Balltik dhe Këshillit Ndërkombëtar Detar (BIMCO), shoqata më e madhe në botë ndërkombëtare e anijeve.
ISO 20519:2017 u hartua nga ISO/TC 8 Sekretariati i të cilit mbahet nga SAC, anëtari ISO për Kinën, binjakëzuar me DIN, anëtar ISO për Gjermaninë.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al