DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Falë Standardeve, ju mund të mbështeteni në shërbime postare cilësore për blerjet tuaja në internet

Sa më lart, i referohemi Standardit Europian - EN 13850:2012, të cilin e gjeni si Standard Shqiptar të adoptuar e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit - SSH EN 13850: 2012 “Shërbimi postar - Cilësia e shërbimit - Matja e kohës së tranzitit të shërbimeve nga fillimi në fund për çdo porosi si me postë prioritare ashtu edhe për pakot/porositë me postë të klasit të parë”.

Standardi specifikon metodat për matjen e kohës së tranzitit të dërgesave me postë prioritare, si për ato me destinacion brenda vendit ashtu edhe për dërgesat ndërkufitare (SPPM), të cilat grumbullohen, përpunohen dhe shpërndahen nga operatorët e shërbimit postar.

Standardi, mbështetet në metodat e përdorimit të mostrave përfaqësuese nga fillimi i porosisë deri në fund të shpërndarjes së tij, për të gjitha llojet e shërbimeve postare prioritare, duke ofruar për klientin nivele të përcaktuara shërbimi të kohës së tranzitit.

Përdorimi i një metode të standardizuar të matjes, siguron që ajo të bëhet në mënyrë objektive dhe i njejtë për të gjithë operatorët, në zbatim dhe përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi (Direktivës 97/67 / EC dhe ndryshimet e saj).

Ky standard përfshin specifikimet për kontrollin e cilësisë dhe auditimin e sistemit të gjurmimit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al