DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

EMERGJENTE, COVID-19

Standardet Shqiptare (SSH) të njejtat që përdoren edhe në vendet e BE-së, për të luftuar përhapjen e COVID-19, mund të shkarkohen tani falas në website-in e DPS www.dps.gov.al.

Në mbështetje të masave të marra nga Qeveria kundër Covid-19 dhe në mbrojtje të qytetarëve, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit vë përkohësisht në dispozicion, FALAS, standardet teknike që përcaktojnë sigurinë, cilësinë dhe metodat e provës së produkteve thelbësore për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Këto produkte janë maska filtruese, doreza dhe veshje mbrojtëse mjeksore, karakteristikat teknike të të cilave jepen në standardet Shqiptare të përmendura më lart.

Këto standarde i vijnë në ndihmë çdo kompanie vendase, e cila prodhon ose vendos të prodhojë një apo disa nga këto produkte.

Duke besuar se ky veprim kontribuon në mbrojtjen e jetës së profesionistëve të shëndetit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë, në linkun e mëposhtëm mund të aksesoni falas Standardet Shqiptare: http://www.dps.gov.al/button_114.html.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al