DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

E ardhmja e pasigurtë e kompanive të fluturimeve ajrore

Pandemia COVID-19 vazhdon të shkaktojë dëme ekonomike në të gjithë botën, gjithashtu ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së aviacionit. Z. Séverin Drogoul, një ekspert me përvojë 35-vjeçare në industrinë e aviacionit përballet çdo ditë me sfidat e sektorit të industrisë së aviacionit dhe shpjegon mënyrat, se si sektori mund të përfitojë nga mundësitë për një rimëkëmbje të tij.

Aviacioni dhe industria e linjave ajrore kanë pasur dëmë ekonomike, ndër vite, duke u përballur me humbje të mëdha, të tilla si pasojat e 11 shtatorit të vitit 2001, pandemia SARS 2002-2004, ndërprerja e udhëtimeve ajrore të shkaktuara nga vullkani Eyjafjallajökull në Islandë në vitin 2010 dhe katastrofa të tjera natyrore. Por dëmi më i madh ekonomik në industrinë e aviacionit është shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Kur virusi u përhap nëpër botë dhe shtetet shpallën izolim, linjat ajrore ndaluan së funksionuari dhe udhëtimet ajrore u ndalën. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), linjat ajrore pritet të pësojnë një humbje rekord prej 84 miliardë dollarësh në vitin 2021, tre here më tepër se humbja e shkaktuar, gjatë krizës financiare globale.

Rezervat e linjave ajrore kanë filluar të shkojnë drejt fundit, disa kompani kanë shkuar drejt falimentimit- për shembull, kompania ajrore Flybe në Mbretërinë e Bashkuar falimentoi në muajin mars, kompania ajore Virgin në Australi falimentoi në muajin prill dhe linjat ajrore kombëtare po pësojnë humbje të mëdha. Grupi Ndërkombëtar Ajror, i cili zotëron kompaninë British Airways, raportoi një humbje prej më shumë se dy miliardë paund britanik, gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2020, pasi biznesi i transportit të udhëtarëve ndaloi së funksionuari.

Duke pasur parasysh ndalimin e udhëtimeve ajrore, recesionin ekonomik dhe frikën e vazhdueshme ndaj pandemisë COVID-19, është e vështirë të shihet se si industria mund t'i përgjigjet sfidave dhe të bëjë një rimëkëmbje të qëndrueshme.

Z. Séverin Drogoul, përfaqësues i Francës për komitetin teknik ISO / TC 20, Aeroplanë dhe automjete hapësinore dhe President i shoqatës këshilluese të kompanive ajrore, me përvojë mbi 35-vjeçare në sektorin e industrisë së aviacionit. Ndërsa shtetet vazhdojnë të luftojnë kundra pandemisë COVID-19, sektori i industrisë së aviacionit po përballet me sfidat e përditëshme dhe gjetjen e zgjidhjes së tyre.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al