DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 15378:2017 “Materiale të ambalazhimit parësor për produkte mjekësore - Kërkesa të veçanta për zbatimin e ISO 9001:2015, duke iu referuar praktikës së mirë të prodhimit të tyre

Standardi përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë, kur një organizatë: a) duhet të ketë prioritet të ofrojë vazhdimisht produkte dhe shërbime, që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve, kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme dhe b) synon të rrisë kënaqësinë e konsumatorit përmes zbatmit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e konsumatorëve, kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme. Të gjitha kërkesat e këtij standardi janë të përgjithshme dhe kanë për qëllim të jenë të zbatueshme për çdo organizatë, pavarësisht nga lloji, madhësia ose produktet dhe shërbimet, që ofron.