DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Dita Botërore e Standardeve

Çdo vit më 14 tetor, anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Elektroteknikës (IEC), Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) celebrojnë, Ditën Botërore të Standardeve. Kjo ditë është një ditë e veçantë, në të cilën reflektohen përpjekjet, mbështetjet dhe bashkëpunimet e mijëra ekspertëve në të gjithë botën, të cilët hartojnë specifikimet teknike vullnetare, të cilat më pas publikohen si Standarde europiane dhe/ose Ndërkombëtare.

Zhvillimet e fundit të teknologjisë së avancuar kanë ndryshuar botën rreth nesh, duke ndryshuar marrëdhëniet në shoqëri dhe familje me mundësi të reja komunikimi dhe kanë sjellë përmirësime të mëdha në kujdesin shëndetësor dhe arsim.

Risitë e teknologjisë së avancuar të dekadave të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e videove. Teknologjia e avancuar me video ka bërë të mundur, që njerëzit të krijojnë momentet e tyre të veçanta, me anë të fotografive dhe videove të ndryshme. Standardet Ndërkombëtare kanë krijuar lehtësi në përdorimin e teknologjisë së videove.

Standardet Ndërkombëtare përmbushin kërkesat e industrisë së teknologjisë së avancuar për të pasur zhvillim të mëtejshëm. Standardet në fushën e teknologjisë së avancuar, krijojnë impakt më së shumti tek brezat e rinj, duke përmirësuar teknologjinë e avancuar dhe në rritjen e fitimeve për çdo investim të kryer.

Njohja dhe aplikimi i standardeve në të gjithë botën, do të thotë, që nga krijimi i një video të thjeshtë, ato mund të shumëfishohen në disa të tilla në aparate të tjera, pavarësisht nga pajisja që përdoret. Kjo ndikon në ekonomi, e cila ndihmon në rritjen e tregut, duke u dhënë krijuesve të këtyre pajisjeve besimin dhe sigurinë e duhur për të investuar në aplikacione dhe shërbime të reja video.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al