DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Dita Botërore e Akreditimit dhe përmirësimi i sigurisë ushqimore

Higjienës personale nuk i është kushtuar më tepër vëmendje se tani! Këtë vit qëllimi i Ditës Botërore të Akreditimit i dedikohet sigurisë ushqimore. Nisur nga situata aktuale, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ofron standarde të reja për këtë fushë.

Tashmë e kemi mjaft të qartë kujdesin, që duhet të tregojmë për larjen e duarve, por a janë të gjithë të vetëdijshëm për këtë? Dhe më e rëndësishmja, nga ta dimë se ata që punojnë në zinxhirin e furnizimit ushqimor i kanë ndërmarrë të gjitha hapat e duhur të higjienës për të na mbajtur të sigurt?

Ndonëse ekzistojnë shumë ligje dhe rregulla për këtë qëllim, është vlerësimi i konformitetit, përfshirë inspektimin, testimin dhe çertifikimin, që sigurojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave. Këtu hyn akreditimi, i cili siguron që, ata që kryejnë vlerësimet (trupat e vlerësimit të konformitetit) janë kompetent, të paanshëm dhe japin rezultatet e pritura.

ISO ka hartuar disa prej Standardeve Ndërkombëtare të referuara në aktet ligjore e nënligjore për vlerësimin e kompetencës së organeve të inspektimit, laboratorëve dhe trupave të çertifikimit gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit ushqimor, duke filluar që nga prodhimi i produkteve bujqësore dhe ushqimit të kafshëve deri tek shpërndarja, ruajtja, furnizimi i ushqimit (catering-u), paketimi e më tej.

Këto standarde përfshijnë ISO/IEC 17020, Vlerësim i konformitetit - Kërkesat për funksionimin e llojeve të ndryshme të organizmave që kryejnë inspektim, ISO / IEC 17021-1 Vlerësimi i përputhshmërisë - Kërkesat për trupat që kryejnë kontroll dhe certifikim të sistemeve të menaxhimit - Pjesa 1: Kërkesat, dhe ISO / IEC 17065, Vlerësimi i konformitetit - Kërkesat për organizmat që çertifikojnë produktet, proceset dhe shërbimet.

Duke iu përgjigjur nevojave të menjëhershme të kompanive, po punohet për një seri kërkesash të veçanta për sigurinë ushqimore. Standardi ISO 22003-2, Sistemet e menaxhimit të sigurisë së ushqimit - Kërkesat për sistemet e organeve që ofrojnë auditimin dhe çertifikimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore - Pjesa 2: Kërkesat për organet që sigurojnë auditime të elementeve të sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore në lidhje me certifikimin e produktit / procesit të sigurt të ushqimit, do të përcaktojë kërkesa shtesë, që do të përdoren njëkohësisht dhe në standardin ISO / IEC 17065. Standardi përfshin parimet e sigurisë ushqimore dhe elementët e sistemit të menaxhimit të pranuara nga organizatat ndërkombëtare të standardizimit.

Për më tepër, specifikimi teknik ISO / TS 22003-1, i cili përcakton kërkesat për organet e kontrollit dhe çertifikimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore. Ky standard do të sigurojë elementë të përbashkët për çertifikimin e sigurisë ushqimore të ISO / IEC 17021-1.

Shtojcat e reja të standardit po hartohen për t’iu përgjigjur ndryshimeve në rregulloret e kompanive, të cilat po zbatojnë masat për higjienën në përputhshmëri me kërkesat e domosdoshme, që ndikojnë në përmirësimin e procesit të vlerësimit të përputhshmërisë dhe sigurisë ushqimore.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al