DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Çfarë është zhvillimi i qëndrueshëm?

Zhvillimi i qëndrueshëm ka të bëjë me plotësimin e nevojave mjedisore, sociale dhe ekonomike të së tashmes pa kompromentuar mundësitë e brezave të ardhshëm për të plotësuar dhe ata nevojat e tyre.

Me një popullsi në rritje dhe rritjen e kërkesave të shtruara për zgjidhje në planet, zhvillimi i qëndrueshëm është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot bota dhe subjekt i shumë debateve nga politikanët dhe liderët e biznesit.

Megjithatë, shumë prej veprimeve e inisiativave konkrete, për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, janë bërë në nivel lokal, nga vetë komunitetet dhe qytetarët, dhe kjo është ajo që standardi ISO 37101 synon të mbështesë.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka publikuar standardin ISO 37101 “Zhvillimi i qëndrueshëm në komunitete - Sistemi i menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm - Kërkesat me udhëzimet për përdorim”.

Por si mundet ISO 37101 të ndihmojë në nxitjen e një zhvillimi të qëndrueshëm në komunitet?

Standardi ISO 37101 është projektuar për të ndihmuar komunitetet të përcaktojnë objektivat e tyre të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zbatojnë një strategji për arritjen e tyre.

Përcaktimi i objektivave

ISO 37101 përcakton një sërë parimesh, të cilat në standard janë referuar si "qëllimet e qëndrueshmërisë", që një komunitet kërkon të arritjë nëpërmjet një strategjie për zhvillim të qëndrueshëm, të tilla si përdorimi me përgjegjshmëri i burimeve, ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarët. Përveç kësaj, standardi kërkon që komunitetet të fokusohen mirë në çështjet e qëndrueshmërisë të tilla si qeverisja e mirë, administrimi me eficencë i buxhetit, edukimi e arsimimi, shëndetësia dhe transporti, të cilat do të ndihmojnë të përcaktohen qartë objektivat e tyre të zhvillimit të qëndrueshëm.

Hartimi i një strategjië zhvillimi

ISO 37101 është një standard i sistemit të menaxhimit. Ai përcakton hapat që një komunitet duhet të ndërmarrë për të arritur objektivat e tij për një zhvillim të qëndrueshëm, të tilla si krijimi i një plan veprimi, ndarjen e përgjegjësive dhe matjen e performancës.

Ashtu si standardet e tjera të sistemit të menaxhimit, ISO 37101 bazohet edhe në parimin e përmirësimit të vazhdueshëm, që do të thotë se përdoruesit rregullisht duhet të përshtasin objektivat dhe strategjinë e tyre për të siguruar se ata janë vazhdimisht në përmirësim e sipër të kushteve të komunitetit dhe ambjentit ku ata jetojnë.

Zbatimi i suksesshëm i standardit do të:

Si të fillojmë të zbatojmë ISO 37101?

Ka disa mënyra se si mund të zbatohet ISO 37101 për zhvillim të qëndrueshëm në komunitetet, por më poshtë janë dhënë disa këshilla:

Ndjekja e këshillave të dhëna më lart do të ndihmojë në krijimin e një strategjie që do të identifikojë qartë objektivat e rëndësishëm për komunitetin tuaj specifik.