DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Çfarë e bën një përbërës ushqimor "natyral"?

Deri tani, nuk ka patur ndonjë përkufizim ndërkombëtar se kush do të quhej përbërës ushqimor "natyral", por një specifikim i ri teknik i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) do të ndihmojë biznesin e industrisë së ushqimit dhe pijeve të flasin të njëjtën gjuhë. Megjithë interesin e madh të konsumatorëve për të gjitha gjërat "natyrale", ajo që në fakt përbën një përbërës ushqimor "natyral" ka kohë që është hapur për debat.

Përveç disa përpjekjeve të Komisionit të Codex Alimentarius në fund të viteve 1990, nuk ka pasur kërkesa të pranuara ndërkombëtarisht në lidhje me përbërësit natyral të ushqimit dhe proceseve ushqimore, deri në publikimin e specifikimit teknik ISO/TS 19657: 2017 “Përkufizimet dhe kriteret teknike për përbërësit e ushqimit që do të konsiderohen si “natyral”.

Qëllimi i këtij dokumenti është që, të sigurojë kriteret e nevojshme për përbërësit e ushqimit që do të konsiderohen si "natyralë", të cilave industria ushqimore & pijeve, si dhe autoritetet publike mund t'i referohen, si kritere të pranuara universalisht, gjatë kohës kur mallrat qarkullohen lirisht në mbarë botën.

Në disa rajone të globit, mungesa e kritereve të tilla ka çuar edhe në hapjen e proceseve gjyqësore. Për këtë arsye, specifikimi i ri teknik ISO/TS 19657 propozon kriteret për komunikimet biznes-biznes për përbërësit e ushqimit, të cilët konsiderohen si "natyralë", duke ndihmuar në përcaktimin e rregullave dhe sigurimin e praktikave të ndershme të biznesit që operon në industrinë ushqimore dhe atë të pijeve.

Specifikimi i ri teknik ISO/TS 19657 nuk zbatohet për komunikimin e produktit me konsumatorët, pra nuk shërben për të informuar konsumatorin nëpërmjet etiketimit dhe paketimit. Zoti Dominique Taeymans, Kryetar i grupit të punës që hartoi specifikimin teknik, shpjegon se: "Ky specifikim teknik përmban udhëzimet bazë, që do t’i lejojë profesionistëve të industrisë së ushqimit dhe pijeve, të flasin të njëjtën gjuhë".

ISO/TS 19657 jep zgjidhje për të gjitha nevojat e kompanive/biznesit të industrisë së ushqimit dhe pijeve dhe të gjithë atyre prodhuesve të përbërësve ushqimorë, pavarësisht nga madhësia dhe kompleksiteti i kompanive të tyre. Ky dokument do të ndihmojë në sigurimin e praktikave të drejta në të gjitha marrëdhëniet e biznesit.

Specifikimi teknik ISO/TS 19657:2017 u hartua nga Grupi i Punës 18 – Përbërësit Natyralë të Ushqimit i Komitetit Teknik të ISO-s (ISO/TC 34) - Produktet Ushqimore. Ky specifikim teknik gjendet në adresën si më poshtë:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al