DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Cermonia e dorëzimit të Katalogut të Standardeve Shqiptare në Bibliotekën e UPT-s

Më datën 18 Shkurt 2015, ora 11.00, në kuadrin e përfshirjes së Edukimit në fushën e Standardizimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Universitetet, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) realizoi një takim në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

Në këtë veprimtari, nga DPS morën pjesë Z. Riza Hasanaj - Drejtori i Përgjithshëm, Znj. Kostanca Dedja – Drejtore, Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët dhe Znj. Anita Reçi - Specialiste në Sektorin e Promovimit dhe Marketingut. Nga UPT ishin të pranishëm, Z. Genci Sharko - Pedagog dhe anëtar i Bordit Teknik të DPS, Përgjegjësja e Bibliotekës dhe studentë të vitit të Dytë Master në Fakultetin Elektrik.

Bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) ka qënë shumë i mirë dhe i vazhdueshëm, përmendim këtu:

Fillimisht u vizitua Biblioteka e Universitetit, ku u dorëzuan disa kopje të Katalogut të Standardeve Shqiptare në format letër dhe elektronikisht (CD) duke iu ardhur më pranë studentëve me informacion mbi standardet.

Katalogu i Standardeve Shqiptare është botimi më i rëndësishëm vjetor në lidhje me standardet, lidhur me statusin e standardeve dhe përmban arkivën e standardeve shqiptare të klasifikuara sipas subjektit dhe fushës që mbulojnë, si dhe standardet e shfuqizuara.

Takimi me studentët

Në një nga auditorët e UPT-së u zhvillua një takim me studentët e Fakultetit Elektrik, gjatë të cilit u bë edhe një prezantim në fushën e standardizimit, nga Znj. Kostanca Dedja.

Prezantimi ishte organizuar në formën e një FAQ (Pyetje/Përgjigje të shpeshta) duke iu dhënë përgjigje pyetjeve; Çfarë është një standard? Çfarë bëjnë standardet për Ju? Si mund të blini një standard? Si mund të blini një standard? A aplikon DPS ulje në çmimin e standardeve? etj.

Një shembull standardi u paraqit për të kutpuar më mirë pamjen, strukturën e standardit, termat dhe respektimin e të drejtës së autorit etj.

Në fund të prezantimit studentët u njohën me publikimet e DPS, materiale këto që mund t’i ndihmojnë gjatë procesit të studimit apo edhe në zhvillimin e temave të diplomës në këtë fushë.

Gjithashtu, DPS prezantoi të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion (tel, fax, faqja e internetiti, Profilet e DPS-së në mediat sociale) dhe shërbimet që ajo ofron.

Studentëve, në përfundim të takimit, iu shpërndanë kopje të publikimeve; Rreth DPS (misioni, organizimi, publikime e rëndësishme, kontakte etj), botime mbi rëndësinë dhe përfitimet nga përdorimi i standardeve dhe krijimin e përfitimeve nga standardet për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME-të) dhe materiale promocionale.

Artikulli i plotë