DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Aksidentet, që mund ndodhin gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka krijuar një komitet të ri teknik për aksidentet, që mund të ndodhin gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike.

Prishja e ashensorëve, shkëputja e pajisjeve në sheshe lojërash dhe pajisjet elektrike me difekte janë burim aksidentesh për të gjithë. Gjetja e shkakut kryesor të ndodhjes së aksidenteve të pajisjeve elektrike mund të ndihmojë në zbulimin e zgjidhjes së problematikës dhe në gjetjen e mënyrës se si të parandalojmë që aksidenti të ndodhë përsëri.

Udhëzimet për kërkime mbi shkaqet e aksidenteve të pajisjeve elektrike ka në sektorë të tillë si: aviacioni, kujdesi shëndetësor ose në vendin e punës. Një komitet i ri i projektit ISO sapo është krijuar për aksidentet, që mund të ndodhin gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike.

Udhëzuesi i kërkimit të shkaqeve të aksidenteve nga pajisjet elektrike ISO / PC 329, është krijuar për të ndihmuar në hartim e standardeve, që detajojnë mënyrën e kryerjes objektive të kërkimeve për të përcaktuar të gjithë faktorët, që ndikojnë në aksidentet e pajisjeve elektrike në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e tij.

Ai do të përqendrohet në metodat, që analizojnë në detaje ndodhjen e aksidentit në pajisjen elektrike, duke përdorur modele unike të gjetjes së shkakut dhe kërkimin e të gjithë elementëve, që çojnë në ndodhjen e tij. Objektivi kryesor është parandalimi i përsëritjes së aksidentit dhe përmirësimi i sigurisë dhe besimit të blerësve të pajisjeve elektrike.

Dr Masaaki Mochimaru, Kryetari i komitetit të ri që do të hartojë standardet, tha se aksidentet me produkte ose shërbime të gabuara u shkaktojnë dëmtime dhe vdekje përdoruesve çdo ditë, dhe ato rrallë mund të shkaktohen nga një faktor i vetëm.

Ai tha: "Të zbulosh se kush është shkaku kryesor për ndodhjen e aksidentit në pajisjen ekektrike është e rëndësishme, po ashtu është të krijosh një ide të qartë se si aksidenti mund të ketë ndodhur, që të merren masa për të siguruar që nuk do të ketë më një herë të dytë".

"Shpesh gjetja e shkaqeve të aksidenteve në pajisje elektrike është komplekse dhe përfshin shumë faktorë.."

Sekretariati i Udhëzuesit të kërkimit të shkaqeve të ndodhjes së aksidenteve në pajisjet elektrike ISO / PC 329, mbahet nga JISC, anëtari i ISO-s për Japoninë.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al