DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Aftësia për t’u përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive në situata të jashtëzakonshme është çelësi i mbijetesës së biznesit

Përmbytjet, ndërprerjet e internetit, prishja e zinxhirit të furnizimit si atij ushqimor ashtu edhe industrial ose humbja e personelit të kualifikuar, janë vetëm disa nga kërcënimet e mëdha për funksionimin normal të një kompanie apo të biznesit në tërësi, të cilat ndikojnë direkt në furnizimin e konsumatorëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonominë së vendit.

Nëse nuk zgjidhen në mënyrë efektive, ato mund të shkaktojnë ndërprerje apo edhe dështim të biznesit.

Aftësia për t’u përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive në të tilla situata është çelësi i mbijetesës së biznesit.

Planifikimi i vazhdueshëm, është një nga masat, që e bën biznesin të ketë një reagim më efektiv dhe shërim më të shpejtë.

Por, për cilën kompani është i përshtatshëm ISO 22301? Kush mund ta përdori?

ISO 22301 është i zbatueshëm për të gjitha kompanitë pavarësisht nga madhësia, industria apo natyra e biznesit. Standardi është i rëndësishëm gjithashtu për organet e çertifikimit dhe institucionet shtetërore, pasi u mundëson atyre të vlerësojnë aftësinë e një kompanie për të përmbushur kërkesat ligjore.

Standardi harmonizohet e ndërthuret lehtësisht me shumë standarde të tjera të sistemit të menaxhimit të njohura ndërkombëtarisht, siç janë ISO 9001 (menaxhimi i cilësisë) dhe ISO 14001 (menaxhimi i mjedisit). Si i tillë, ai është i përshtatshëm për t’u integruar në proceset dhe sistemet ekzistuese të menaxhimit të një kompanie.

Standardi ISO 22301 është i dobishëm për vazhdimësinë e biznesit dhe profesionistët që merren me analizën e rriskut, drejtorët e zinxhirit të furnizimit, menaxherët dhe bashkëpunëtorët e kontrolloveve/ auditimit, hartuesit e raporteve të përgjegjësisë sociale të korporatave, organet rregullatore dhe këdo tjetër të përfshirë ose të interesuar për vazhdimësinë e biznesit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al