DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), duke ditur rëndësinë që ka aplikimi dhe zbatimi i standardit SSH EN ISO 9001, dhe duke dashur të promovojë zbatimin e standardeve në përgjithësi, vendosi ta aplikojë këtë standard që në vitin 2004.

Puna për aplikimin (ngritjen e sistemit të menaxhimit dhe zbatimin e tij) vazhdoi disa muaj. Në Mars 2005 DPS mori Çertifikatën e ISO 9001:2000 nga organizmi çertifikues Italian CSQ i IMQ i cili është edhe anëtar i IQNet – Rrjetit Ndërkombëtar të Cilësisë, e cila vërtetoi dhe dokumentoi se DPS ka ngritur një sistem për menaxhimin e cilësisë dhe se ky sistem është funksional në zbatim të kërkesave të standardit SSH EN ISO 9001:2000.

Gjatë vitit 2009 e në vazhim është punuar për implementimin në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë të DPS e standardit SSH EN ISO 9001:2008. Për këtë u rishikuan të gjitha procedurat dhe dokumentacioni i SMC. Në Qershor 2010, organizmi italian CSQ, kreu çertifikimin e SMC së DPS sipas 9001:2008 dhe e gjeti atë pa jo konformitete.

Gjatë vitit 2017-2018 është punuar për implementimin e kërkesave të standardit SSH EN ISO 9001:2015, në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë të DPS. Për këtë u rishikuan të gjitha procedurat dhe dokumentacioni i SMC dhe në Mars 2018, Kompania ICDQ, kreu certifikimin e SMC së DPS sipas SSH EN ISO 9001:2015 dhe e gjeti atë pa jokonformitete.

Aktualisht, DPS është e certifikuar me standardin SSH EN ISO 9001:2015 dhe në Shkurt të këtij viti (2022) DPS u auditua nga Kompania CCI duke e ricertifikuar.

Dokumentet që lidhen me këtë sistem janë Manuali i Cilësisë, i cili paraqet shumë qartë politikën dhe objektivat e cilësisë. Gjithashtu, gjenden dokumentet e mëposhtme siç tregohen në piramidën në vijim:

Por, çfarë ka përfituar DPS nga sistemi për menaxhimin e cilësisë?

Ky sistem i referohet asaj që DPS bën për menaxhimin e proceseve dhe aktiviteteve të saj në mënyrë që produktet dhe shërbimet e DPS të plotësojnë objektivat e vëna në drejtim të:

- Zbatimit të legjislacionit dhe rregullave në fushën e standardizimit;

- Plotësimit të kushteve për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota në CEN&CENELEC;

- Ofrimit të një shërbimi sa më cilësor ndaj klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Si e realizojmë këtë?

Nëpërmjet përgatitjes së procedurave për secilin proces të të gjithë veprimtarisë së standardizimit, duke bërë që çdo punonjës të dijë me saktësi çfarë duhet të bëjë, si, kur dhe ku.

Nëpërmjet (ciklit “Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro”) i cili është një nga parimet e famshme të standardeve të ISOs për sistemet e menaxhimit.

Planifikimi – vendosja e objektivave dhe përgatitja e planeve për arritjen e tyre.

Bëj – zbatimi i planeve.

Kontrollo – matja e rezultateve të arritura dhe evidentimi/regjistrimi i tyre.

Vepro – mbi bazën e matjes së rezultateve ndërmerren veprimet konkrete për korrigjimin dhe përmirësimin e punës, si dhe mbahen regjistrat e duhur për të mësuar nga gabimet dhe për të mos i përsëritur më ato.

Më poshtë të dhënat për standardin:

Sistemet e menaxhimit të cilësisë - Kërkesat (ISO 9001:2015)

60.60 Standard published

DPS/KT 1 më tepër